Aksident me vdekje në Lushnjë, përplaset nga makina 91-vjeçari
30/05/2025 09:08
Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Këmishtaj të Divjakës.
Viktima është identifikuar si Ruhi Kurteshi 91 vjeç.
I moshuari është përplasur nga një makinë ndërsa po ecte në këmbë.
“Rreth orës 08:30, në fshatin Këmishtaj, automjeti me drejtues shtetasin M. Xh., 18 vjeç, banues në Babunjë , ka përplasur këmbësorin, shtetasin Sh. K., 91 vjeç, banues në Këmishtaj, i cili ka ndërruar jetë. Është shoqëruar në Komisariat drejtuesi i automjetit me të cilin po kryhen veprimet procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit”, sipas policisë.
Top Channel