
Një gjykatë e apelit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka vendosur që tarifat e presidentit të vendit, Donald Trump, të qëndrojnë në fuqi.
Ky vendim është i përkohshëm teksa gjykata pret të mbajë një seancë të plotë dëgjimore për çështjen, e cila është kërkuar nga administrata “Trump”.
Apelimi i administratës Trump u bë ndaj vendimit të një gjykate tregtare, që konstatoi se tarifat ishin të kundërligjshme.
Një panel prej tre gjyqtarësh në gjykatën e tregtisë me bazë në New York vendosi se presidenti amerikan e ka tejkaluar autoritetin e tij, ka mbajtur pozicionin e biznesit të SHBA-së të varur nga tekat e tij dhe ka shkaktuar kaos ekonomik.
Vendimi i gjykatës në New York po vlerësohet si kthesa dramatike që mund ta bllokojë politikën tregtare të Trumpit.
Nëse administrata e humb apelin, atëherë pritet që ta dërgojë rastin në Gjykatën Supreme.
Presidenti amerikan ka vendosur tarifa gjithëpërfshirëse prej 10% për shumicën e vendeve në botë në një përpjekje për të përmbysur situatën me deficitet masive dhe të gjata tregtare të Amerikës.
Top Channel