
Shqiptarët kanë paguar më shumë për të siguruar pronat, jetën, shëndetin dhe automjetet në 4 muajtë e parë të vitit.
Të dhënat e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, tregojnë se të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit kapën vlerën e 76 milionë euro, 8.14% më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ecuri e ndikuar nga rritja e numrit të kontratave të sigurimit të lidhura të cilat arritën në mbi 474 mijë në fund të prillit.
Venera Xhillari, nëndrejtoreshë kompania “ATLANTIK”: “Pavarësisht rritjes që është mbi nivelin e rritjes së ekonomisë së vendit. Përgjithësisht ngelet e orientuar tek sigurimet motorike që përbëjnë 70% të të ardhurave për 4 mujor dhe ndikimi më i madh nga sigurimi i detyrueshëm për përgjegjesi ndaj palëve të treta.”
Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zunë mbi 60.65% të totalit të tregut, duke lënë pas sigurimin vullnetar në rreth 39.35%.
Është sigurimi motorik i ndjekur nga sigurimi për pronën dhe më pak për shëndetin. Kjo tendencë sipas ekspertëve vjen vetëm si pasojë e detyrimeve që qytetarët duhet të paguajnë.
Venera Xhillari, nëndrejtoreshë kompania “ATLANTIK”: “Të sigurosh një pronë t’i siguron të ardhurat e tua gjatë gjithë jetës investon për një pronë prapë vihet një rënie të këtij produkti me 4% për 4 mujorin. Ngelemi tek e njëjta mendësi se i detyron ligji dhe është i përcaktuar nëse shkakton dëm t’i duhet të jesh i siguruar se përndryshe do ta paguash vet në bazë të kodit civil.”
Vlerat e dëmeve të paguara bruto në këtë 4 mujor arriti në 27 mln euro. Sipas ekspertëve të tregut kjo tendencë është në rritje teksa rastet po shqyrtohen dhe trajtohen në vazhdimësi.
Top Channel