Vendi ynë do të jetë nën mbizotërimin e motit të kthjellët, por nuk do të mungojnë as kalimet e vranësirave.

Temperaturat e ajrit do të shënojnë një rënie të lehtë, teksa këtë mëngjes termometri shënoi 9 gradë Celsius, teksa maksimalja pritet të arrijë deri në 27 gradë Celsius.

Era do të fryjë me shpejtës 55 km/h, duke shkaktuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.

Top Channel