Aksident në Fier, 23-vjeçari përplas për vdekje të moshuarin
29/05/2025 11:30
Një aksident me vdekje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Fier, në vendin e quajtur “Zogu i Zi”.
Automjeti me drejtues shtetasin E. D., 23 vjeç, banues në Fier, ka përplasur këmbësorin, shtetasin V. F., 82 vjeç, i cili ka ndërruar jetë.
Është shoqëruar në Komisariat drejtuesi i automjetit me të cilin po kryhen veprimet procedurale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
Top Channel