Sulm mbi fabrikën e dronëve në afërsi të Moskës, pamjet e momentit të shpërthimit

28/05/2025 09:17

Dronët pa pilot kanë sulmuar një fabrikë dronësh në qytetin e Dubnas, në rajonin e Moskës në Rusi.

Astra dhe Baza kanale këto në Telegram të afërta me Kremlinin, kanë publikuar pamjet dhe kanë cituar kryebashkiakun e Moskës, Sergei Sobyanin.

Pamjet e publikuara në rrjetet sociale, shfaqin dronët në qiell mbi Dubna si dhe shpërthimet dhe zjarri pas sulmeve.

Banorët lokale në video mund të dëgjohen duke thënë “u godit sërish kompania Kronshtadt”.

Në ueb-faqen e kompanisë është bërë e ditur se zhvillojnë “dronë pa pilot, si dhe pajisje të ndryshme për forcat ajrore”.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta