Operacioni “Ura”/ Arrestohet në Belgjikë 44-vjeçari i shpallur në kërkim për trafikim të lëndëve narkotike

28/05/2025 09:32

Një 44-vjeçar, i shpallur në kërkim për për pjesëmarrje në organizatë kriminale për trafikim të lëndëve narkotike, është arrestuar në Belgjikë.

Në vijim të operacionit “Ura”, policia belge arrestoi në Belgjikë, shtetasin shqiptar, të shpallur në kërkim ndërkombëtar, Gertini Aliu.

Prokuroria e Barit, në vitin 2025, i ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadrin e organizatës kriminale.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta