Incidente të reja në Poloni para finales së Conference League mes Betis dhe Chelsea

28/05/2025 18:20

Pak orë para fillimit të finales së Conferencë League (28/5, ora 21:00) mes Betis dhe Chelsea, rrugët në qytetin e Wroclaw janë shndërruar në… një fushë beteje.

Pas përleshjeve të ashpra të mbrëmjes së të martës (27/5), tifozët e të dy ekipeve krijuan incidente të reja. Sipas raportimeve në mediat ndërkombëtare, si dhe videove që qarkullojnë në rrjetet sociale, ka përleshje, rrahje dhe sherre.

Policia polake tha se po përpiqej të gjurmonte tifozët e përfshirë në një incident dhe arrestoi një spanjoll pas një përleshjeje të martën në mbrëmje (27/5).

Tre spanjollë të tjerë u arrestuan në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, pasi rrëzuan flamujt e finales së UEFA Konference Liges.

“Tolerancë zero për dhunën në rrugët tona!” shkroi Kryeministri polak Donald Tusk në X.

“Falënderoj policinë për veprimet e saj vendimtare kundër huliganëve që mbanin veshur fanellat e Chelseat dhe Betisit në Wroclaw. Ju paralajmërojmë: nëse është e nevojshme, policia do të jetë edhe më e pamëshirshme sot!

Policia polake tha se të gjithë mund të ndiheshin të sigurt falë pranisë së madhe të policisë. Finalja e javës së kaluar e Ligës së Evropës midis Manchester United dhe Tottenham u njollos gjithashtu nga përleshjet midis tifozëve para ndeshjes në Bilbao.

Top Channel