
Tre asteroidë masive me fuqinë për të shkatërruar qytete të tëra fshihen pas Venusit dhe mund të afrohen në mënyrë të rrezikshme me Tokën.
Një ekip ndërkombëtar studiuesish nga Brazili, Franca dhe Italia ka identifikuar tre asteroide veçanërisht kërcënuese pranë Tokës: 2020 SB, 524522 dhe 2020 CL1.
Këto shkëmbinj hapësinorë ndajnë orbitën e Venusit rreth Diellit, gjë që i bën të vështira për t’u zbuluar.
Për më tepër, për shkak të afërsisë së tyre me Diellin, vëzhgimet nga Toka janë pothuajse të pamundura.
Ajo që është alarmante është distanca pafundësisht e vogël e orbitave të tyre nga Toka – më pak se 0.0005 njësi astronomike (AU), ose rreth 46,600 milje, më afër se Hëna. Kjo distancë njihet si Distanca Minimale e Kryqëzimit Orbital (MOID) dhe sa më e vogël të jetë, aq më e madhe është mundësia e përplasjes.
Çfarë ndodh nëse njëri prej tyre bie?
Këto asteroide kanë një diametër nga 100 deri në 400 metra, një madhësi e aftë të lëshojë energji mbi 1 milion herë më të fuqishme se bomba e Hiroshimës
Studiuesit thonë se Observatori Rubin në Kili mund t’i dallojë ato – por dritarja e vëzhgimit do të jetë jashtëzakonisht e shkurtër: vetëm 2 deri në 4 javë. Problemi? Pozicioni i tyre në qiell i vendos ata në “pikën e verbër” të Tokës, pas Venusit.
Ekipi shkencor propozon nisjen e një misioni të posaçëm pranë Venusit për të hartëzuar trupat “e padukshëm” që mund të përbëjnë një kërcënim për planetin tonë.
Edhe asteroidi 2024 YR4, megjithëse tani përjashtohet mundësia e përplasjes me Tokën, ka ende një shans prej 4% për të goditur Hënën në vitin 2032. Nëse ndodh, do të jetë hera e parë në histori që shkencëtarët do të shikojnë në kohë reale një krater që krijohet nga një asteroid i njohur.
Top Channel