Operacioni për kapjen e një të kërkuari në Dibër, plagosen dy efektivë të “Shqiponjave”, njëri prej tyre përfundon te ‘Trauma’
Një ngjarje tragjike ka ndodhur këtë mëngjes në Cortona të Italisë, ku një burrë 39-vjeçar me origjinë shqiptare ka humbur jetën pasi është goditur nga një makinë.
Aksidenti ndodhi rreth orës 7:45, ku urgjenca u njoftua menjëherë dhe aktivizuan edhe helikopterin e shpëtimit, por përpjekjet për të shpëtuar jetën e viktimës rezultuan të kota.
Automjeti, i drejtuar nga një 19-vjeçar nga Cortona, po lëvizte në drejtim veri nga Liqeni Trasimeno drejt Cortonës, kur goditi këmbësorin pranë rrugës, shkruajnë mediat italiane.
Dinamika e saktë e ngjarjes po hetohet nga karabinierët lokalë, të cilët po kërkojnë të zbulojnë nëse shoferi humbi kontrollin e mjetit para përplasjes, apo makina doli nga rruga më pas.
Viktima është identifikuar me inicialet E.G., banor inë Tuoro sul Trasimeno, teksa hetimet vijojnë për të zbardhur rrethanat e aksidentit.
Top Channel