Minatori humbi jetën në minierën e Katjelit, procedohen administratori, drejtuesi teknik dhe përgjegjësi i turnit

27/05/2025 15:33

Prokuroria e Elbasanit ka nisur procedimin penal për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” për administratorin e minierës së Kromit në fshatin Katjel të Prrenjasit, shtetasin Gëzim Balla, drejtuesin teknik Hysni Kllogjri dhe përgjegjësin e turnit.

Procedimi penal nisi pas vdekjes në punë të minatorit 57 vjeçar Syrja Bego pasditen e së hënës.

Ngjarja e rëndë ndodhi teksa 57 vjeçari u zu poshtë nga një masiv mineral dhe gjeti vdekjen e menjëhershme.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë ka vijuar veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.

Librazhd/Në vijim të njoftimit të dhënë ditën e djeshme, për ngjarjen e ndodhur, në fshatin Katjel, ku gjatë punës në minierën e kromit ka rrëshqitur një masiv minerali, dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi S. B., 57 vjeç, grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë ka vijuar veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.

Në vijim të veprimeve, Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, për administratorin e minierës, shtetasin G. B., 56 vjeç, drejtuesin teknik shtetasin H. K., 62 vjeç dhe përgjegjësin e turnit shtetasin G. K., 62 vjeç.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.“, thuhet në njoftimin e policisë.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta