Franca do çerekfinalen, spikasin Portugali-Spanjë dhe Brazil-Norvegji/ Cilat janë sfidat e 1/8-ave të Botërorit 2026 04/07 09:24
Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa pamje gjatë punës së çmontimit të tendave në një nga zonat e kryeqytetit dhe lirimin e trotuareve.
Në postimin e tij, shfaqen disa banorë që po çmontojnë vetë pjesën e mbuluar me tendë dhe xhama të biznesit të tyre, ndërkohë që kishte një mesazh për ta.
“Çuna, ka ardhur koha për t’u tërhequr matanë kufirit të komunitetit dhe për të jetuar me biznes, pa penguar të tjerët të jetojnë në hapësirat e përbashkëta komunitare. Respekte për çmontimin”, shkruan Rama në postimin e tij.
Top Channel