Kryemadhi paraqitet në Gjykatën e Posaçme e buzëqeshur: Gjithë dynjaja shkon në gjyq civil, unë vij këtu

27/05/2025 10:02

Monika Kryemadhi është paraqitur këtë të martë në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion.

Ajo është shprehur se ka gjyq.

“Kam gjyq për shpifje me inceneratorin, gjithë dynjaja shkon në gjyq civil, unë vij këtu”, tha ajo për gazetarët.

Ndaj Kryemadhit është ngritur një padi nga Romeo Kara.

Juristi e ka paditur deputeten për një akuzë se ai është paguar për të bërë një kallëzim ndaj Ilir Metës.

Pasi doli nga seanca, ajo tha për gazetarët se janë në fazë ballafaqimi dhe jo pajtimi.

“Me zotin Romeo Kara njihemi që në ’92. Kemi këndvështrime të ndryshme dhe e lexojmë ndryshe mesazhin tim. Përsëri them që sado që të jetë e mundshme dhe e realizueshme, diskursi politik apo ligjërata ime është tjetër e shkruajtur dhe tjetër e dëgjuar. Megjithatë jemi në fazë ballafaqimi. Nuk jam në fazë pajtimi, por ballafaqimi”, tha Kryemadhi.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta