Aksident i shumëfishtë në Lushnjë, katër automjete dhe një motoçikletë të përfshirë

27/05/2025 19:13

4 automjete dhe një motoçikletë janë përfshirë në një aksident të ndodhur pasditen e sotme tek bulevardi i palmave në Lushnje.

Fatmirësisht ka pasur vetëm dëme materiale dhe pa pasoja për jetë njerëzish.

Ambulanca është thirrur për sigurinë e personave të përfshirë në aksident për ekzaminime.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe përveç dokumentimit të aksidenti po disiplinon dhe trafikun qytetas.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta