Dosja ‘Metamorfoza’, shtyhet seanca ndaj të akuzuarve, ja kur do të mbahet gjyqi i radhës
26/05/2025 11:44
Është shtyrë procesi ndaj të akuzuarve të dosjes ‘Metamorfoza’.
Të pandehurit, Pëllumb Gjoka, Behar Bajri, Edmond Preka, Astmer Bilali, Ardit Hasanbegaj, Oltian Bistri, Xahevahir Lita, nuk ishin të pranishëm, raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha.
Në këtë proces është zëvendësuar gjyqtarja e Posaçme Irena Gjoka. Gjoka ka marrë lejen e zakonshme.
Në trupë gjykuese është zëvendësuar nga gjyqtari i posaçëm Erjon Çela.
Për shkak të mungesës së avokatëve të të dy të pandehurve seanca u shty për në datën 30 maj.
Top Channel