
Kreu i bandës shqiptare të trafikut të drogës në Ekuador, Dritan Gjika, i njohur si pasardhësi i Dritan Rexhepit është arrestuar në Dubai.
Ai ishte në kërkim ndërkombëtar nga Interpol për trafik droge, pastrim parash dhe krim të organizuar.
Ka qenë Ministria e Brendshme e Ekuadorit, e cila me anë të një postimi në X thotë se arrestimi i Gjikës u bë sot gjatë një operacioni ndërkombëtar.
Dritan Gjika udhëhiqte një organizatë kriminale që operonte si në Ekuador ashtu edhe në Spanjë, duke dërguar sasi të mëdha të drogës të kontrolluara në vendet e Amerikës Qendrore dhe në Europë.
🚨 ¡𝗚𝗼𝗹𝗽𝗲 𝗶𝗻𝘁𝗲𝗿𝗻𝗮𝗰𝗶𝗼𝗻𝗮𝗹 𝗮𝗹 𝗰𝗿𝗶𝗺𝗲𝗻 𝗼𝗿𝗴𝗮𝗻𝗶𝘇𝗮𝗱𝗼!
𝗗𝗿𝗶𝘁𝗮𝗻 𝗚𝗷𝗶𝗸𝗮, 𝗹í𝗱𝗲𝗿 𝗱𝗲 𝗹𝗮 𝗠𝗮𝗳𝗶𝗮 𝗔𝗹𝗯𝗮𝗻𝗲𝘀𝗮 𝗲𝗻 𝗘𝗰𝘂𝗮𝗱𝗼𝗿 𝗲𝘀 𝗰𝗮𝗽𝘁𝘂𝗿𝗮𝗱𝗼 𝗲𝗻 𝗘𝗺𝗶𝗿𝗮𝘁𝗼𝘀 Á𝗿𝗮𝗯𝗲𝘀 𝗨𝗻𝗶𝗱𝗼𝘀
Este 26 de mayo de 2025, en una… pic.twitter.com/NxSaWrbwLF
— Ministerio del Interior Ecuador 🇪🇨 (@MinInteriorEc) May 26, 2025
Kush është Dritan Gjika?
Sipas raporteve të inteligjencës së Ekuadorit dhe Evropës, Dritan Gjika dhe Dritan Rexhepi banonin në të njëjtën zonë ekskluzive në Samborondón, një nga lagjet më të pasura të Guayaquil.
Gjika zotëronte restorante dhe biznese të shumta në Guayaquil, të cilat i përdorte edhe për kontrabandën e drogës. Nga 2020 e tutje, ai ndërtoi një rrjet të fuqishëm ekonomik dhe politik, duke krijuar një strukturë të fortë për trafikun e drogës dhe pastrimin e parave. Ai përdorte një grup prej dhjetë kompanish – gjashtë në Ekuador dhe katër në Spanjë, përfshirë fabrika të kanabisit dhe plantacione bananesh.
Në 2023, emri i tij doli në dritë për shkak të lidhjeve të tij me Rubén Chérrez (i vrarë në nëntor të atij viti) dhe Danilo Carrera, kunati i ish-presidentit Guillermo Lasso. Carrera u dënua për krim të organizuar si pjesë e një rrjeti kontratash të paligjshme në sektorin energjetik. Duke e kuptuar se ishte ekspozuar, Gjika më pas u arratis nga Ekuadori.
Top Channel