Merr flakë automjeti në aksin “Fier-Lushnjë”, shpëtojnë shoferi dhe pasagjeri
25/05/2025 09:10
Një automjet tip “ Land Rover” është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në aksin Fier- Lushnjë.
Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “ Vajkan”.
Fatmirësisht shoferi dhe një pasagjer kanë mundur te dalin në kohë nga makina e cila është shkrumbuar pothuajse totalisht, raporton korrespodenti i Top Channel, Neritan Trifoni.
Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet zjarrfikëse të cilat kanë ndërhyrë për shuarjen e flakëve. Në vendngjarje ndodhet dhe policia se bashku me grupin hetimor të cilët po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit ndërsa paraprakisht dyshohet një defekt në motor.
Top Channel