Vrasja e shqiptarit në Greqi, avokati i autorit të dyshuar Mikel Selimaj: Arma ishte e viktimës. Po të donte ta ekzekutonte, do të…

24/05/2025 19:22

Tre persona u arrestuan për vrasjen e 41-vjeçarit Altin Arapaj, në një vresht në Rafina të Greqisë.

Figura qendrore në këtë çështje është 46-vjeçari Mikel Selimaj, ndërsa dy të arrestuarit e tjerë dyshohet se e kanë shoqëruar 46-vjeçarin dhe akuzohen për bashkëpunim.

Nikos Roussopoulos, avokati i të pandehurit 46-vjeçar, foli për “Developments Now” në lidhje me çështjen, duke deklaruar se “është e sigurt që ata njiheshin prej vitesh. Ata ishin miq. Ata kishin konsumuar një sasi të madhe kokaine dhe për këtë arsye ne kemi kërkuar analiza gjaku dhe urine për të vërtetuar konsumin. Arma i përkiste viktimës.”

“Ajo që pretendon klienti im është se, ndërsa po shkonte ta çarmatoste, arma shkrepi, prandaj plumbi shkoi në faqe. Nëse dikush do të vrasë, nuk qëllon kurrë në faqe, por në kokë, lart në kafkë ose në gjoks.

Ata u grindën, por klienti im nuk e mban mend se çfarë ndodhi. Ata nuk kishin asnjë mosmarrëveshje për asnjë shtëpi. Është një pronë për të cilën viktima kishte një mosmarrëveshje me një kanadez. Nuk ka të bëjë asgjë me klientin tim”, pretendoi avokati.

 

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta