Protestat masive në Itali, 160 arrestime për 4 orë në Milano, thyerje dyqanesh e plaçkitje në të gjithë qytetin 18/10 22:52
Tre nga katër shtyllat e linjës së tensionit të lartë që furnizon qytetin e Kanës u “sharruan” në një “akt sabotimi”, tha prokurori i Grasse për AFP, ndërsa energjia elektrike në zonë po rikthehet gradualisht.
Pas këtij sabotimi në Villeneuve-Loup, operatori i rrjetit RTE e nxori jashtë funksionit linjën e tensionit të lartë për të mundësuar punimet e restaurimit, duke shkaktuar një ndërprerje të energjisë elektrike në qytetin e Kanës, ku ngjarjet e Festivalit të filmit përfundojnë sot.
Ndërprerja preku 160,000 familje, por jo Palais des Festivals, e cila iu drejtua një burimi të pavarur të energjisë elektrike.
Guvernatori rajonal i Alpes-Maritimes njoftoi “rivendosjen graduale” të energjisë elektrike.
Top Channel