
Në moshën 55-vjeçare, Naomi Campbell nuk po shikon vetëm pas, por po e ripërcakton jetën e saj me besim, mirënjohje dhe forcë.
Me rastin e ditëlindjes së saj, modelja bëri një postim në rrjetet sociale, ku ndau mendimet dhe ndjenjat me miqtë e saj online. Ajo shpërndau foto të vetes që nga fëmijëria deri më sot dhe përshkroi vitin e kaluar si një udhëtim “transformimi të madh”, përmes të cilit ka njohur më mirë veten dhe ka besuar në forcën e saj.
“Ky vit ka qenë një udhëtim evolucioni, mirëkuptimi dhe rilindjeje që më ka mësuar shumë për veten time dhe për kohën e përsosur të Zotit,” shkroi ajo, duke shtuar: “Ka pasur momente zie, periudha mësimi dhe mundësi të panumërta për t’u dorëzuar në rrjedhën hyjnore të jetës.”
View this post on Instagram
Ajo theksoi se, përmes këtij udhëtimi, ka kuptuar se mençuria është një dhuratë që nuk duhet marrë si e mirëqenë, duke shprehur mirënjohjen për mundësinë që ka për të vazhduar të mësojë, pavarësisht moshës. “Të jesh e hapur për të mësuar në çdo moshë është një nga bekimet më të mëdha të jetës,” theksoi ajo. Më pas, ajo foli për fëmijët e saj, duke shkruar: “Jam shumë mirënjohëse për dy shpirtrat e jashtëzakonshëm që Zoti më ka dhënë përmes mëmësisë, ata janë dhuratat më të mëdha që mund të marr ndonjëherë.”
Naomi Campbell nuk harroi të falënderojë nënën e saj për dashurinë e saj të pakushtëzuar: “Ajo më ka mbështetur në çdo periudhë të jetës sime,” tha ajo.
Në fund, Naomi Campbell falënderoi Zotin për të gjithë udhëtimin e saj: “Faleminderit Zot, për udhëtimin tim deri më tani.”
Top Channel