Kthjellime dhe vranësira të dendura, merrni me vete çadrat/ Si parashikohet moti për këtë të shtunë

24/05/2025 07:10

Vendi ynë do të përjetojë një ditë me mot të paqëndrueshëm këtë të shtunë, ku alternohen kthjellimet me vranësira të dendura, të cilat në disa zona do të shoqërohen me reshje shiu.

Në veri dhe verilindje të vendit, moti do të jetë kryesisht me vranësira dhe reshje të herëpashershme shiu. Temperatura minimale në këto zona do të zbresë deri në 14°C, ndërsa ajo maksimale pritet të mos kalojë 20°C. Prania e erërave të lehta veriore do të sjellë ndjesi freskie gjatë gjithë ditës.

Në zonat e ulëta, do të ketë intervale me diell, por vranësirat do të jenë të shpeshta, kryesisht në orët e pasdites. Reshje të izoluara nuk përjashtohen. Temperaturat do të variojnë nga 16°C në mëngjes deri në 25°C gjatë mesditës.

Në bregdetin shqiptar, moti do të jetë më i qëndrueshëm në orët e paradites, por pasdite parashikohet shtim i vranësirave, me mundësi për reshje të lehta në zonat si Vlora dhe Durrësi. Era do të fryjë nga veriu me intensitet mesatar, ndërsa dallgëzimi në det do të arrijë deri në 3 ballë.

 

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta