
Disa fëmijë të kopshtit nr. 1 në bashkinë e Gramshit dyshohet se janë infektuar me salmonelë.
Gjatë javës në spitalin e Gramshit u paraqitën 5 fëmijë me shqetësimi gastroestinale dhe temperaturë. Nisur nga fakti që fëmijët vinin nga i njëjti kopsht mjekët dyshuan për infektim në ambientet e kopshtit. Sakaq u morën mostrat e analizave për 72 persona, fëmijë dhe personel i kopshtit.
Aktualisht rezulton 1 fëmijë i prekur me salmonelë ndërsa për pjesën tjetër përgjigja e analizave pritet të dielën.
Aktualisht në spitalin e Gramshit ndodhen të hospitalizuar 3 fëmijë. Bashkia e Gramshit ka marrë masa paraprake duke mbyllur provizorisht kopshtin dhe duke dezinfektuar ambientet.
Dyshohet se infektimi me bakterin e salmonelës është marrë nga ushqimi në kopsht. Nga ana tjetër edhe pse ka marrë njoftimin prej 3 ditësh AKU Elbasan vetëm sot po shkon të marrë kampionët ushqimorë për analizim.
Top Channel