“Ky moment i mallkuar më shoi shpresën që mu ngjall dje”, nëna e Artan Lames konfirmon vdekjen e tij: Më the ‘jam i qetë’

23/05/2025 14:38

Nëna e Artan Lames ka konfirmuar ndarjen nga jeta të tij këtë të premte.

Ajo bën me dije se djali i saj mbylli sytë përfundimisht në spital në Gjermani, dhe tani pritet mbërritja e trupit të tij në Shqipëri.

Reagimi i nënës së Artan Lames:

Te nderuar shoke , miq dhe dashamires. Nuk me ben dora te shkruaj per humbjen e te shtrenjtit , djalit tim te dashur Artan Lame . Po ky moment i mallkuar erdhi dhe me shoi ate shprese qe mu ngjall dje. Shpresoja sepse me premtoi qe do kthehej,“ ….-nuk e kam mendjen te e nesermja (qe do operohej) jam mire , jam i qete por po perqendrohem te Muzeu.” Edhe nga gjumi ta zgjoje per Muzeun fliste.Kur Tanin te ma sjellin ketu do t’ju bejme te ditur procedurat e metejeshme.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta