Fiks Fare/ Denoncimi i prindit: Më bullizojnë fëmijën në shkollë! Drejtori i shkollës: Do zgjidhet vitin tjetër, s’do ndodhi masakra në klasë të 7-të

23/05/2025 20:46

Një qytetare nga Durrësi ankohet në emisionin Fiks Fare se djalin e saj 13 vjeç nxënës i klasës së 7-të, në shkollën 9-vjeçare “Qemal Mici”, e bullizojnë dhe dhunojnë bashkëmoshatarët.

Ajo tregon se një vit më parë djali i saj në një letër që ia kishin gjetur në çantë, kishte shkruar sesi bullizohej për shkak të mbiemrit, prej syzeve  dhe sesi bulliziesit i thyenin mjetet në klasë. Ajo thotë për Fiksin  se djalin e ka pasur shumë mirë me mësime, por për shkak të këtyre situatave që është gjendur në shkollë ka rënë edhe nga mësimet.” Ajo që më dhëmb mua si prind është se çdo ditë vjen nga shkolla duke qarë” shprehet nëna.

Për shkak të kësaj gjendje ajo ka shkuar disa herë në shkollë, në drejtori dhe tek psikologia, por nuk është gjetur një zgjidhje. Nëna tregon se djalin e ka të urtë dhe aspak problematik, madje shton se bullizuesit shkumësin e bëjnë pluhur dhe e thithin si kokainë sa ju ka plasur edhe hemorragji. Në shkollë kur janë thirrur për këtë problem, nëna pohon se prindërit e fëmijëve bullizues nuk janë paraqitur asnjëherë. ” Unë kam frikë për djalin tim” mbyll rrëfimin nëna.

Nëna shkon edhe në shkollë ku takon psikologen dhe punonjësen sociale. Për djalin e saj thonë fjalë shumë të mira, ndërkohë për nxënësit e tjerë që janë problematik dhe të dhunshëm, por në fund ‘ngrenë supet’ për të treguar se janë të pazonjat për të ndërhyrë. Të njëjtën gjë vërteton edhe mësuesja e Fizikës, që djalin e ka nxënës të shkëlqyer, por fëmijët që e ngacmojnë janë të dhunshëm dhe problematik në shkollë. Ajo gjithashtu takon edhe drejtorin e shkollës i cili i thotë se vitin tjetër do e zgjidhin si situatë. Pyetjes së prindit po deri vitin tjetër çfarë do bëhet ai i përgjigjet duke qeshur “Po s’do bëjnë masakër në klasë të 7-të!”

Gazetarët e Fiksit pas këtyre paraqiten në shkollën 9 vjeçare “Qemal Mici”, në Durrës, ku kërkojnë një takim me drejtorin e shkollës. Ky i fundit u thotë se e di arsyen e shkuarjes së tyre që është në të njëjtën ditë që ka shkuar dhe prindi, por që të flas me gazetarët do një autorizim. Gjithsesi ai u pohon se e ka zgjidhur problemin. Pyetjes së Fiksit se kur u zgjidh problemi dhe ku e ka referuar, drejtori largohet duke mos u përgjigjur e duke u përplasu derën në fytyrë gazetarëve.

FOTO GALERI
3/6

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta