Protestat masive në Itali, 160 arrestime për 4 orë në Milano, thyerje dyqanesh e plaçkitje në të gjithë qytetin 18/10 22:52
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Sir Keir Starmer, dhe presidenti francez Emmanuel Macron kanë reaguar ndaj lajmit tw vrasjes tragjike të çiftit izraelit në Uashington DC.
“Antisemitizmi është një e keqe që duhet ta zhdukim kudo që shfaqet”, shkroi Starmer në X.
Presidenti francez Emmanuel Macron gjithashtu postoi në lidhje me “sulmin antisemitist”, duke u shprehur ngushëllime familjeve dhe të dashurve të viktimave.
Kujtojmë se, një ministër izraelit akuzoi udhëheqësit e Mbretërisë së Bashkuar, Francës dhe Kanadasë për “inkurajimin e forcave të terroriste” pasi të tre vendet kërcënuan me “veprime konkrete” kundër Izraelit nëse ai vazhdon operacionet e tij ushtarake “të shëmtuara” në Gaza.
Top Channel