“Nuk ka kontestime për rezultatet brenda vendit”/ Pretendimet e PD për ‘trenin bullgar’, Celibashi: Rasti të hetohet nga organet përkatëse

22/05/2025 13:21

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi, në konferencën për gazetarët, u shpreh se nuk ka kontestime nga palët për tabelat që paraqesin rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve brenda vendit.

Për votimin brenda vendit, në dijenë time nuk ka kontestime për përmbajtjen e tabelave përmbledhëse të rezultateve“, tha Celibashi.

I pyetur për pretendimet e kryedemokratit Sali Berisha se në qarkun e Elbasanit janë vjedhur votat sipas “fenomenit të trenit bullgar”, kryekomisioneri tha se nuk është në dijeni…

“Nuk na është bërë me dije, por ajo që mund të them pa hezitim është se rasti duhet të hetohet nga organet e procedimit penal, për t’i dhënë përgjigje shqetësimit të paraqitur publikisht”.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta