
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu hodhi poshtë iniciativat e shteteve të tjera për të njohur në mënyrë të njëanshme një shtet palestinez, duke thënë se terroristët e Hamasit “nuk duan një shtet palestinez, por të shkatërrojnë shtetin hebre”.
“Sa i përket pengjeve, ne do të bëjmë çmos për t’i mbajtur të sigurt. Jam gati për një armëpushim të përkohshëm për të lejuar që më shumë të lirohen”, shtoi Netanyahu.
Ai komentoi dhe të shtënat në Jenin, ku tha “Një incident i tillë ndodhi në Jenin, i cili shkaktoi zemërimin e shumë vendeve. Për fat të mirë, askush nuk u lëndua. Ushtria jonë shprehu keqardhje për incidentin, sepse ne nuk synojmë civilë ose diplomatë. Ne po synojmë terroristët. Pikërisht e kundërta e Hamasit… Por unë nuk e dëgjoj këtë nga asnjë prej këtyre vendeve që kritikojnë Izraelin”, tha Netanyahu.
Kjo deklaratë erdhi pas kritikave të marra nga Britania e Madhem Kandaja dhe Franca, të cilat i bënë thirrje Izraelit që të përfundojë luftën në Gaza, të heqë kufizimet për ndihmën humanitare, të ndalojë zgjerimin e vendbanimeve në Bregun Perëndimor dhe të fillojë të punojë drejt një zgjidhjeje me dy shtete.
Top Channel