
Ministri i Jashtëm i Izraelit, Gideon Sa’ar, tha se është “shumë i shqetësuar” për sulme ndaj misioneve diplomatike në të gjithë botën pas vrasjes së dy punonjësve të ambasadës izraelite në Uashington, DC.
“Kam qenë i shqetësuar gjatë muajve të fundit se diçka e tillë do të ndodhte dhe ndodhi, dhe lista e anëtarëve të shërbimit të huaj të rënë është rritur sot”, tha Sa’ar, duke folur në një konferencë shtypi në Jerusalem.
Ai tha gjithashtu se ka pasur një numër sulmesh dhe përpjekjesh sulmesh ndaj misioneve izraelite në të gjithë botën, shumë prej të cilave, sipas tij, nuk janë raportuar.
“Nuk ka asnjë javë pa sulme terroriste ose përpjekje për sulme terroriste në të gjithë botën dhe zakonisht më shumë se një”, tha ai.
Sa’ar tha se foli me babanë e njërës prej viktimave, Yaron Lischinsky, më herët.
“I thashë se djali i tij ishte një luftëtar në frontin tonë diplomatik që ra njësoj si një ushtar në fushën e betejës”, u shpreh ai.
Ai tha gjithashtu se ka qenë në kontakt me ambasadorin e SHBA-së në Izrael, Mike Huckabee, dhe ambasadorin e Izraelit në SHBA, Yechiel Leiter.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se ka urdhëruar përforcimin e sigurisë në misionet e Izraelit në mbarë botën pas sulmit.
Top Channel