“Helikopterët Black Hawk do të kenë “shtëpinë” e tyre në Bazën Ajrore të Farkës”, Rama ndan pamjet

22/05/2025 17:00

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet nga helikopterët Black Hawk të Forcës Ajrore Shqiptare.

Ata do të kenë “shtëpinë” e tyre të dedikuar në Bazën Ajrore të Farkës, aty ku sapo ka përfunduar ndërtimi i hangarit të ri, shprehet Rama.

“Helikopterët Black Hawk të Forcës sonë Ajrore do të kenë “shtëpinë” e tyre të dedikuar në Bazën Ajrore të Farkës, aty ku sapo ka përfunduar ndërtimi i hangarit të ri.

Investimi në infrastrukturë dhe modernizim do të rrisë operacionalitetin e Bazës së Farkës, duke ofruar të gjitha lehtësirat jo vetëm për kryerjen e punimeve të mirëmbajtjes së helikopterëve, por edhe përmirësimin e kushteve të punës për pilotët dhe teknikët tanë”, ka shkruar Rama.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta