
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas hapjes së grup-kapitullit të tretë të negociatave me BE-në.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, kreu i qeverisë shprehet se rruga drejt Shqipërisë 2030 vazhdon pa limit.
Më tej ai shton se ky ritëm tejet i lartë tregon përparimin e Shqipërisë dhe mbështetjen e BE-së për të arritur objektivin e përbashkët të mbylljes së negociatave në 2027.
“RRUGA DREJT SHQIPËRISË2030 VAZHDON PA NDALIM
Këshilli i BE miratoi çeljen e negociatave për 8 kapituj të rinj nga Grupi 3:
Konkurrueshmëria dhe Rritja Gjithëpërfshirëse, që përfshin arsimin, digjitalizimin, punësimin, politikën ekonomike, tatimet dhe inovacionin
Deri tani janë hapur negociatat për 24 kapituj në vetëm 8 muaj dhe mbeten vetëm 11 të tjerë për t’u hapur – një ritëm tejet i lartë që tregon përparimin e Shqipërisë dhe mbështetjen e BE-së për të arritur objektivin e përbashkët të mbylljes së negociatave më 2027″, shprehet Rama.
Top Channel