E rëndë në Durrës, 54-vjeçarja humb jetën pas ndërhyrjes në spitalin privat! Familjarët akuzojnë mjekët për neglizhencë

22/05/2025 15:14

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Durrës, ku një grua 54-vjeçare ka humbur jetën pas një ndërhyrjeje kirurgjikale në një klinikë private, pranë spitalit të qytetit.

Viktima, që është identifikuar si Valbona Xha, banuese në Durrës, u përcoll këtë mesditë në banesën e fundit.

Sipas policisë vendore, ka nisur një procedim penal në gjendje të lirë ndaj mjekut 59-vjeçar I. Sh., me akuzën e “neglizhencës në trajtimin mjekësor”.

Mjeku kirurg po hetohet lidhur me rrethanat që çuan në humbjen e jetës së pacientes pak orë pas operacionit. Sipas legjislacionit penal shqiptar, në rastet kur neglizhenca mjekësore shkakton vdekjen e një personi, parashikohet dënim me burgim deri në 2 vjet.

Denoncimi për rastin është bërë nga familjarët e viktimës, konkretisht bashkëshorti i saj, ndërsa po vijojnë hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e vdekjes.

Materialet hetimore janë referuar në Prokurorinë  e Durrësit për hetimin e mëtejshëm të rastit.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta