Certifikimi i rezultateve zgjedhore, KQZ miraton tabelat përmbledhëse në Shkodër, Berat, Korçë dhe Dibër

22/05/2025 14:35

Sali Berisha i kërkoi një ditë më parë komisionerit shtetëror të zgjedhjeve Ilirjan Celibashi të mos certifikojë rezultatin e zgjedhjeve, që për opozitën janë farsë.

Por, krahas thirrjes së kryedemokratit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi tabelat përmbledhëse të rezultateve në katër qarqe. Konkretisht, u miratua rezultati zgjedhor në Shkodër, ku PD ka fituar 5 mandate, PS 4 dhe PSD 2 mandate; në Berat ku PS kas marrë 5 mandate e PD 2, në Korçë, ku 6 mandate i ka fituar PS dhe 4 të tjerat PD dhe në Dibër, kur PS ka 3 mandate dhe PD 2.

Opozita megjithatë mund të vijojë një betejë ligjore, fillimisht duke kundërshtuar vendimmarrjen e Celibashit, duke iu drejtuar KAS-it e po ashtu hallkës së fundit që është Kolegji Zgjedhor, që vendos vulën përfundimtare.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta