
Ndërkombëtarët kanë reaguar pas të shtënave nga ushtria izraelite ndaj një delegacioni diplomatësh të huaj në Jenin të Bregut Perëndimor.
Ky incident vjen mes presionit në rritje ndërkombëtar kundër Izraelit për zhvillimin e luftës në Rripin e Gazës.
Çdo kërcënim për jetën e diplomatëve është ” i papranueshëm “, tha shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas. “Ne i bëjmë thirrje Izraelit të hetojë këtë incident dhe t’i mbajë përgjegjës ata që janë përgjegjës”, tha ajo nga Brukseli.
“Ne kërkojmë sqarime të menjëhershme nga qeveria izraelite për atë që ndodhi. Kërcënimet ndaj diplomatëve janë të papranueshme”, tha Ministri i Jashtëm Italian Antonio Tajani në një postim në platformën X, duke vënë në dukje se një diplomat italian ishte gjithashtu në delegacion në Jenin.
Ministria e Jashtme spanjolle dënoi ‘ashpër’ të shtënat me armë zjarri ndaj diplomatëve të huaj nga ushtria izraelite. “Ministria po heton gjithçka që ka ndodhur. Jemi në kontakt me vendet e tjera të përfshira për të dhënë një përgjigje të përbashkët ndaj asaj që ndodhi, të cilën e dënojmë fuqimisht“, tha Ministria e Jashtme spanjolle në një deklaratë të shkurtër dërguar Agjencisë France-Presse.
Ministri i Jashtëm belg, Maxime Prevost, kërkoi shpjegime nga Izralei për incidentin duke thënë se të shtënat paralajmëruese kishin në shënjestër rreth 20 diplomatë.
Gazeta Times of Israel raportoi se ushtarët qëlluan në ajër nga brenda kampit të refugjatëve në Jenin, duke thënë pati veç të lënduar.
Top Channel