Koreografi me famë botërore, Angjelin Përlocaj pranohet zyrtarisht si anëtar i Akademisë së Arteve të Bukura të Francës

21/05/2025 15:20

Një lajm fantastik vjen sot nga Franca, ku koreografi dhe artisti francez i njohur ndërkombëtarisht, me origjinë shqiptare, Angjelin Preljocaj, pranohet zyrtarisht si anëtar i Akademisë së Arteve të Bukura të Francës.

Lajmin e ka bërë të ditur ambasada shqiptare në Francë.

“Sot është një ditë e jashtëzakonshme për botërisht të famshmin koreograf dhe artist francez me origjinë shqiptare, Angjelin Preljocaj, i cili do të pranohet zyrtarisht si anëtar i Akademisë së Arteve të Bukura të Francës. Ky është gjithashtu një moment i madh krenarie edhe për Shqipërinë dhe për kulturën shqiptare.

Ndiqeni drejtpërdrejt në linkun e mëposhtëm ceremoninë speciale, e cila do të zhvillohet të mërkurën, më 21 maj 2025, duke filluar nga ora 15:00, nën Kupolën madhështore, prestigjioze dhe historike të Institutit të Francës (Institut de France). Në përfundim të seancës, Angjelin Preljocajt do t’i dorëzohet Shpata e Akademikut e krijuar posaçërisht për të nga Constance Guisset, artiste designer e njohur franceze me famë ndërkombëtare”, thuhet në njoftim.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta