25 vjetori i sulmeve të 11 shtatorit/ Ambasada amerikane në Tiranë nderon 2,977 viktimat: Nuk do ta harrojmë kurrë
Një 26-vjeçar ra në pranga në Savona me akuzën e posedimit të lëndëve narkotike me qëllim shpërndarjen dhe posedimit të paligjshëm të armëve dhe municioneve.
Në lokalin ku ai ishte pronar, policia gjeti disa doza kokaine të paketuara dhe të fshehura brenda një kavanozi në zonën e kuzhinës, sipas medias italiane.
Agjentët kryen kërkime edhe në tre apartamente në pronësi të të dyshuarit dyshuarit, gjithashtu në Villapiana.
Atje ata zbuluan mbi 4 kilogramë e 400 gramë kokainë, të paketuara në pako.
Së bashku me drogën, ata sekuestruan edhe para, materiale paketimi dhe dy peshore.
Droga, gati për t’u hedhur në tregun e Savonës, ka një vlerë tregtare të vlerësuar prej mbi 350 mijë eurosh.
Gjatë operacionit, oficerët gjetën gjithashtu një pistoletë gjysmëautomatike Beretta Mod.34, të fshehur në një nga apartamentet me karikator dhe municion.
Top Channel