Koalicioni opozitar ‘PD-ASHM’ i ka dërguar një letër Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ku kërkon moscertifikimin e rezultateve dhe auditim të plotë të procesit të votimit nga diaspora.

Në kërkesën e siguruar nga gazetarja e Top Channel, Elda Menga, opozita kërkon që auditimi të realizohet nga ekspertë të pavarur dhe të paangazhuar në ndonjë institucion shtetëror apo politik.

Ndër të tjera theksohet se konsiderohet e domosdoshme që KQZ-ja të ndërmarrë hapat urgjentë, veçanërisht në shtete si Greqia.

Kërkesa është nënshkruar nga Franc Nuri, përfaqësuesi i PD-ASHM pranë KQZ-së.

Në zgjedhjet e 11 majit, koalicioni opozitar ka marrë 50 mandate, ndërsa Partia Socialiste ka siguruar plot 83 mandate.

3 mandate shkuan për PSD e Tom Doshit, 2 për Mundësinë e Agron Shehajt, 1 për koalicionin Nisma Shqipëria Bëhet dhe 1 për Lëvizjen Bashkë.

 

FOTO GALERI
1/2

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta