Emrat/ Makina plot me drogë, arrestohen dy persona në aksin “Mamurras-Kashar”
20/05/2025 09:59
Një automjet i mbushur me drogë është kapur nga policia në aksin rrugor “Mamurras-Kashar”, në Thumanë.
Në pranga ranë Enea Tahiri, 37 vjeç dhe Besnik Shabani, 48 vjeç, të dy banues në Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.
Gjatë kontrollit në automjetin me drejtues 37-vjeçarin. dhe pasagjer 48-vjeçar, shërbimet e Policisë kanë gjetur 59 pako me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa, me peshë totale 60 kilogramë e 6 gramë, që dyshohet se po ata po e transportonin me qëllim shitjen.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Top Channel