Këto janë pamjet nga ngjarje e rëndë që tronditur qytetin e Durrësit natën e kaluar, ku një i ri është qëlluar për vdekje me armë zjarri.

Nga atentati mbeti i vrarë Ermir Dedja 29-vjec, i cili ka humbur jetën ne spital, pas plagëve të marra.

Vrasja sipas policisë ka ndodhur në rrethana ende te paqarta, ndërsa sikurse shihet nga pamjet e siguruara nga Top Channel, plumbat kanë kapur edhe dritaren e qendrës shëndetësore në Durrës.

Sipas informacioneve të para Dedja ka qenë i arrestuar më parë për plagosje dhe trafik droge. 10 vjet më parë, në 2015, ishte arrestuar si i dyshuar për shitjen e një sasie lënde narkotike dy shtetasve nga Hasi, që do e trafikonin në Kosove.

Dy vite më pas, ne 2017, është ndaluar për përkrahje te autorit te një plagosjeje dhe mbajtjen pa leje te një thike që iu gjet gjatë kontrollit fizik.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta