Epidemia e Ebolës në Kongo: Mbi 250 të vdekur nga një total prej 1 mijë rastesh të konfirmuara 22/06 21:30
Autoritetet greke duket se po zgjidhin ‘rrëmujën’ e një rasti serioz abuzimi me fëmijë, ku përfshihen dy fëmijë të vegjël dhe nënën e tyre.
Të shtunën e kaluar (17/5) një grua 32-vjeçare shkoi në Spitalin e Përgjithshëm të Larissës me dy fëmijët e saj, gjashtë dhe pesë vjeç, pasi njëri prej tyre po përjetonte një problem shëndetësor.
Gjatë ekzaminimit, mjekët zbuluan se vajza gjashtëvjeçare kishte disa lëndime në trup që tregonin shenja të djegies me cigare! Ata menjëherë ekzaminuan djalin pesëvjeçar , i cili gjithashtu tregoi shenja të ngjashme.
Nëna u arrestua për t’u nxjerrë para autoriteteve gjyqësore, ndërsa dy fëmijët po trajtohen në klinikën pediatrike të spitalit.
Top Channel