Foto Ilustruese

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të hëne në Yrshek në Tiranë, ku një i mitur ka përplasur për vdekje një të mëshuar.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 14:40, ku i mituri, duke drejtuar një automjet të familjarëve të tij, ka aksidentuar shtetasin S. V., 82 vjeç, i cili po lëvizte me biçikletë.

Ka qenë punonjësi i Policisë Kontrollor në Rinas I.V., jashtë shërbimit, i cili i ka dhënë ndihmën e parë të moshuarit dhe duke njoftuar ambulancën dhe shërbimet policore.

Si pasojë e plagëve të rënda, 82-vjeçari ka humbur jetën rrugës për në spital.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta