
Gjon’s Tears ishte në një lidhje me Skype për Shqipëria Live, ku foli për eksperiencën e tij këtë vit në Eurovision, teksa ishte i ftuar special për të kënduar këngën e tij që më herët kishte marrë pjesë në këtë kompeticion.
Kujtojmë se Gjon, i cili është me origjinë shqiptare, tre vite më parë konkurroi në Eurovision për Zvicrën dhe arriti në vendin e dytë, ndërsa këtë vit ishte i ftuar special.
Për këngën e Shqipërisë këtë vit, ai tha se i pëlqeu shumë dhe ishte një këngë që kombinonte elemente që përfaqësojnë Shqipërinë, por dhe elemente moderne.
“Kisha një kënaqësi të madhe të jem i ftuar në këtë edicion, më kanë thirrur në tetor dhe më kanë thënë që nuk e dimë se ku do të organizohet, por në fillim më kanë kërkuar për ta prezantuar, por u thash se kjo nuk është në zhvillimin e karrierës time, dhe u thash që me kënaqësi të madhe do vi të këndoj këngën time. Kjo ishte krenaria ime më e madhe që të vija siç doja unë, dhe të gjitha gjërat që kërkova të organizon në skenë, u bënë.
Isha shumë krenar për Shqipërinë, kënga më pëlqen shumë. Ka nuanca të Shqipërisë, por duhet të shkosh dhe me një këngë moderne, dhe ia kanë arritur shumë mirë”, u shpreh ai.
Top Channel