Një dietologe tregon si të hani karbohidratet, proteinat, yndyrnat dhe fibrat për të kontrolluar sheqerin
Jennifer Lawrence dhe Robert Pattinson ndanë një moment të papritur, por të këndshëm, gjatë parakalimit në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit në Kanë, ku po promovonin filmin e tyre të ri “Die My Love”.
Teksa ecnin krah njëri-tjetrit, Pattinson aksidentalisht shkel mbi bishtin e fustanit të Jenniferit, duke e ndaluar për një çast.
Aktorja reagoi me sportivitet, duke buzëqeshur dhe psherëtirë me të qeshur, përpara se të vijonin rrugën duke marrë vëmendjen e publikut dhe mediave.
Lawrence mahniti me një fustan të bardhë elegant pa rripa, ndërsa Pattinson u shfaq me një smoking klasik.
Filmi “Die My Love”, me regji nga Lynne Ramsay, është bashkëpunimi i parë mes dy yjeve dhe bazohet në romanin e shkrimtares argjentinase Ariana Harwicz, që trajton temën e psikozës pas lindjes.
Kjo paraqitje shënon rikthimin e parë të Jenniferit në tapetin e kuq pas lindjes së fëmijës së saj të dytë në fillim të këtij viti.
Ajo dhe bashkëshorti i saj, Cooke Maroney, janë prindër të djalit Cy, lindur në vitin 2022.
Edhe Robert Pattinson është bërë baba së fundmi, duke mirëpritur një vajzë me partneren e tij, Suki Waterhouse.
Aktori ka rrëfyer se atësia i ka sjellë më shumë gëzim dhe qetësi në jetën personale./ TAR
Top Channel