
Tornadot kanë goditur pjesë të dy shteteve të SHBA-së, duke marrë jetë njerëzish dhe shkaktuar dëme të mëdha.
Zyrtarët në Kentucky njoftuan se kishte pasur nëntë vdekje, ndërsa shtatë persona u vranë në Missouri, përfshirë pesë në qytetin e St Louis.
Tornadoja e Kentucky-t goditi Qarkun Laurel, në juglindje të shtetit, në orët e para të së shtunës. Pritet që numri i të vdekurve të rritet.
5,000 ndërtesa u dëmtuan, çatitë u shkatërruan dhe linjat e energjisë u rrëzuan si pasojë e tornados.
Një shtetrrethim u vendos nga ora 21:00 deri në orën 06:00 sipas orës lokale në dy zonat ku ndodhi pjesa më e madhe e dëmeve, për të parandaluar lëndimet nga mbeturinat dhe për të zvogëluar mundësinë e plaçkitjeve.
“Humbja e jetëve dhe shkatërrimi është vërtet, vërtet i tmerrshëm. Do të kemi shumë punë për të bërë në ditët në vijim. Nuk ka dyshim për këtë, por sonte jemi të përqendruar në shpëtimin e jetëve dhe mbajtjen e njerëzve të sigurt dhe në lejimin e komunitetit tonë të mbajë zi”, tha kryetarja e bashkisë së St Louis, Cara Spencer.
Top Channel