Kur janë numëruar 1272 / 1282 kuti votimi në Tiranë sa i përket votave preferenciale, brenda listës së kandidatëve të Partisë Socialiste është krijuar grupi i atyre që kanë marrë mbështetje më të madhe, por edhe e atyre që tani e kanë kuptuar që nuk do jenë më në Parlament.

Në përfundim të numërimit të votave në kuti, do të numërohen edhe 42384 vota të Diasporës.

Më i votuari në Tiranë vazhdon të jetë Blendi Gonxhja, i cili ka marrë mbi 21 mijë vota, ndërsa në vend të dytë është Erion Braçe, i ndjekur nga ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha dhe Fatmir Xhafaj.

Një numër të konsiderueshëm votash ka marrë edhe deputeti aktual Orlando Rakipi, i cili është para Xhemal Qefalisë me 42 vota. Ndërkohë që deri tani në listën fituese rezultojnë edhe dy zonja Anila Denaj dhe Blerina Gjylameti.

Ish-ministrja Ermonela Felaj rezulton me 4222, ndjekur nga Mimi Kodheli me 3792 vota.

Në mesin e listës janë edhe Pandeli Majko, Klotilda Bushka dhe Toni Gogu, të cilët kanë pak gjasa të marrin një mandat tjetër parlamentar.

1272/ 1282 QV total

1 Blendi Gonxhja 21809
2 Erion Braçe 20261
3 Ervin Hoxha 18764
4 Fatmir Xhafaj 12453
5 Ornaldo Rakipi 9442
6 Xhemal Qefalia 9400

7 Anila Denaj 8656
8 Toni Gogu 5920
9 Blerina Gjylameti 5715
10 Olta Xhaçka 5691
11 Etilda Gjonaj 5124
12 Kejsi Elezi 4950
13 Plarent Ndreca 4493

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta