
Nëna e 14-vjeçarit që plagosi sot me thikë 15 vjeçarin, ka folur për mediat pas ngjarjes dhe ka deklaruar se i biri pasi erdhi nga shkolla, i tha se do ikte të luante.
“Nuk e dija se isha në shtëpi, sa dola te rruga ma thanë që është zënë. Mora vesh që është zënë me thikë por për djalin nuk e di se si është tani. Ziheshin shumë me atë djalin, dilnin me shokët por ziheshin shumë, kishte shumë debate me atë djalin. Ai e tallte djalin”, ka treguar ajo.
Më tej nëna e autorit deklaron: Ne kemi folur me familjen por prapë janë zënë sot. Familja na ka thënë nuk do kini asnjë grindje mos u shqetësoni. Ne njihemi si familje, thanë nuk do keni më shqetësime por prapë u zunë sot. Në mëngjes djali ishte në shkollë.
Rreth orës 2 do ketë qënë kur erdhi. Unë nuk e pashë nëse mori gjë nga shtëpia thjesht kur më thanë që është zënë me thika. Ishte shumë i shqetësuar. Në atë moment erdhi dhe policia dhe thanë që duhet të gjejmë thikën. Nuk erdhi në shtëpi direkt pas konfliktit, erdhi më pas.
Ishte te gjyshja më pas erdhi te unë në momentin që erdhi edhe policia. Në ato momente policia e mori në pyetje dhe e mori me vete tha duhet të gjejmë dhe thikën. Ai tha ishte një thikë e vogël, nuk më tha ku e kishte marrë. I tha policisë, ishte një thikë e vogël, e hodha se u frikësova.
Me shokët e klasës shkon mirë, me një që ka pasur debat e kanë zgjidhur. Në shkollë shkon rregullisht. Nuk kam mundur të flas me familjen e djalit. Do i thoja familjes së djalit, të qetësoheshim dhe ta zgjidhnim këtë problem se janë fëmijë dhe do shkonin shumë gjëra më keq.
Top Channel