Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi do të marrë vendimin në orën 15:00 për zarfet e ardhur nga Greqia.

Deri tani janë numëruar dhe vlerësuar për subjektet zgjedhore 145.441 fletë votimi nga 194.889 totali i tyre, që përbën 74% të totalit të votave nga jashtë.

Ka përfunduar vlerësimi dhe numërimi i votave nga jashtë për subjektet zgjedhore për qarqet:
1. Shkodër
2. Kukës
3. Dibër
4. Durrës
5. Berat
6. Gjirokastër
7. Vlorë
8. Elbasan
9. Lezhë
10. Fier
11. Tiranë
Vijon vlerësimi dhe numërimi i fletëve të votimit për 15 kutitë e fundit të qarkut Korçë.

Në seancën e sotme, përfaqësuesi ligjor i PD, Marash Logu dhe përfaqësuesja ligjore e PS, Elena Xhina kanë mbajtur të njëjtat qëndrime lidhur me zarfet e ardhura nga Greqia.

Koalicioni opozitar kërkon veçimin e zarfeve të ardhur nga shteti fqinj dhe informacion se si janë dorëzuar apo marrë këto zarfe nga kompani e shërbimit postar DHL.

Në asnjë moment s’ka qenë qëndrimi i PD që zarfet të mos i nënshtrohen vlerësimit dhe numërimit. Ne kemi kërkuar të veprojmë në këtë fazë duke u mbajtur në vende të veçantë. Vetë KSHZ i është drejtuar më një kërkesë operatorit të shërbimit postar për informacion dhe pastaj të shohim sa nga 53 mijë zarfeve reflektojnë vullnetin e lirë. Ne kemi kërkuar që në këtë fazë të veçohen, ashtu siç ka ndodhur. Të presim të marrim informacionin që do na sjellë DHL dhe pasi të administrohet informacioni le të vijomë këtu dhe të mbajmë qëndrimet përkatëse.”, tha Logu.

Ndërkohë që përfaqësuesja e PS tha se kërkon një vendimmarrje për vijimin e procesit të numërimit të votave.

“PS ka parësore të lexohet vullneti i zgjedhësve. Në asnjë normë të kuadrit ligjor nuk kemi një fazë kur vetë grupi i numërimit mund të bëje hetime mbi zarfin B. Dhe të vlerësojë nëse zarfi B është dorëzuar në dorë. Ky proces ka shkuar rreth një muaj në zgjatjen e tij, ne si subjekte politike kemi pasur mundësi të ndjekim procesin. S’mund tani në fund tqë procesit një  mujor që të kërkojmë nga DHJL si i ka dorëzuar zarfet. Në momentin që kemi qenë prezentë që  zarfet janë administruar nga KQZ nuk kemi ngritur kontestime lidhur me administrimin e zarfeve. Kemi pasur mundësinë që të shkojmë në qendrën ku mblidheshin zarfet. Pretendimet që të kryhen hetime në këtë fazë është një procedurë që nuk e kemi në asnjë kuadër rregullator. Juve si komsioner dhe forcat politika  kanë bërë thirrje qytetarëve që të kthejnë vetë zarfet dhe pikërisht kjo ndodhi. Mendoj qe për sa kohë s’kemi një procedurë të përcaktuar shprehimisht për një hetim administrativ do ngelen provat konkrete të paraqitura nga subjekti politik që ka këto perëndime. Ne i qëndrojmë kërkesës sonë për një vendimmarrje për vijimin e këtij procesi”, u shpreh ajo.

 

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta