
Presidenti francez, Emmanuel Macron tha se Rusia ka treguar se “thjesht po përpiqet të fitojë kohë” për të vazhduar luftën me Ukrainën.
Presidenti francez postoi në X duke thënë se duke refuzuar marrëveshjen e armëpushimit, Rusia ka treguar se nuk dëshiron paqe.
Ai tha se si rezultat, “koalicioni i të gatshmëve”, një grup prej 31 vendesh që janë zotuar të mbështesin Ukrainën kundër Rusisë, do të përcaktojnë një përgjigje të bashkuar.
Postimi i plotë:
“Sapo patëm një telefonatë me presidentin amerikan, ndërsa ishim në Shqipëri.
Edhe një herë, presidenti Putin refuzon t’i përgjigjet propozimit të armëpushimit pa kushte të paraqitur nga amerikanët dhe të mbështetur nga Ukraina dhe evropianët.
Duke refuzuar armëpushimin dhe dialogun me Ukrainën, Rusia tregon se nuk dëshiron paqe dhe thjesht po përpiqet të fitojë kohë për të vazhduar luftën.
Në këtë kontekst, ndërsa Komuniteti Politik Evropian mblidhet për një samit në Tiranë, ne do të vazhdojmë të koordinohemi me partnerët tanë evropianë, Shtetet e Bashkuara dhe Koalicionin e të gatshmëve për të përcaktuar një përgjigje të bashkuar.”
Top Channel