“Ajo që ndodhi ishte tronditëse”, Rama për Spitalin Onkologjik: Për herë të parë kemi fond për barnat, s’do ketë më mungesa
Liderët europianë që kanë ‘zbarkuar’ sot në kryeqytetin shqiptar, paralajmëruan sanksione të reja ndaj Rusisë, nëse nuk pranon armëpushim dhe nëse nuk merr seriozisht bisedimet me Ukrainën për fundin e luftës.
Kryeministri britanik Keir Starmer kritikoi presidentin rus, Vladimit Putin se nuk po trajton me seriozitet bisedimet. Sipas tij, Putin nuk nuk e do seriozisht, ndaj unioni do të vendosë për sanksione të reja ndaj Rusisë.
“Putin nuk është serioz sa i takon paqes. Është e rëndësishme të kemi unitet absolut me aleatët. Duhet të kemi një armëpushim. Nëse nuk veprojmë së bashku për sanksionet nuk do të ketë armëpushim. E qartë është se Putin nuk e do paqen seriozisht. Unë do të diskutoj me Zelenskyn këtu“, tha Starmer.
Top Channel