
Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, pjesë e Samitit të Komunitetit Politik u bëri thirrje liderëve të kontinentit që të jenë të bashkuar.
Ai theksoi nga Tirana se duhet të investohet në mbrojtje për të realizuar paqen.
Sipas Costës, pa mbrojtje, paqja është një iluzion.
Costa: Faleminderit edhe për motin edhe pse me shi është kohë e ngrohtë, për këtë mikpritje kaq kreative. Titulli i takimit të sotëm është me vend, një Evropë e re në një botë të re, kjo është çështja kryesore, çfarë është Evropa cili është roli i saj, pas fundit të Luftës së dytë Botërore krijuam një rend të ri botëror, agresioni rus solli luftën e madhe në kontinentin evropian sërish. Situata në Gaza është një tragjedi humanitare, e drejta kombëtare po dhunohet, njerëzit po sulmohen me forcë.
Bashkëpunimi ka bërë që të lidhen me njëri tjetrin, kjo ndërvarësi është shndërruar në instrument presioni dhe pushteti. Evropa ka detyrë të punojë për këtë çështje duhet të jemi të bashkuar, Evropa duhet t’ia dalë mbanë që të realizojë një paqe. Siguria juaj është edhe siguria jonë, Evropa duhet të investojë më shumë, se paqja pa mbrojtje është iluzion, Evropa duhet t’ja dalë mbanë për të pasur zgjidhjen e duhur për paqe në Lindjen e Mesme, do të minohet jo vetëm siguria e Evropës por edhe autoriteti i saj.
Top Channel