
Ministri i jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan i cili kryesoi një takim midis delegatëve ukrainas dhe rusë në Stamboll sot, i përshëndeti bisedimet si një “ditë të rëndësishme për paqen botërore”.
“Si rezultat i përpjekjeve intensive diplomatike, delegacionet ruse dhe ukrainase zhvilluan një takim në Stamboll, të ndërmjetësuar nga Turqia”, shkroi Hakan Fidan në X.
“Si rezultat i takimit, ata ranë dakord të shkëmbenin 1,000 persona nga secili vend si një masë për ndërtimin e besimit me palëve”, shtoi ai.
“Ata gjithashtu ranë dakord të ndajnë me palën tjetër me shkrim kushtet që do të bënin të mundur arritjen e një armëpushimi”, përfundoi ai.
Fidan shtoi se të dyja palët kishin rënë dakord në parim të takoheshin përsëri.
Top Channel